Do të shqyrtohen paraburgosjet e Temelkos dhe Taleskit

Maqedonia

Do të shqyrtohen paraburgosjet e Temelkos dhe Taleskit

Më: 19 maj 2017 Në ora: 13:18
Edmond Temelko dhe Vlladimir Taleski

Gjykata e Lartë ka caktuar seancë për diskutim për ligjshmërinë gjatë përcaktimit të paraburgimit për kryetarin e komunave të Pustecit, Edmond Temelko, dhe të Manastirit, Vlladimir Taleski.

Që të dy janë të dyshuar të PSP-së. Sipas Makfaks, edhe pse rasti Temelko ka marrë një përfundim gjyqësor, sërish kryetari Jovo Vangellovski thotë se lënda nuk është futur në AKMIS sistem, që sipas tij, lë hapësirë për riqasje në këtë lëndë.

Mbrojtësit e Taleskti kërkuan që të tërhiqet gjykatësja Lidija Nedellkova sepse, sipas tyre, ka marrë vendim të njëanshëm. Në këtë rast përfshihet emri i djalit të saj, që thuhet se ka qenë i angazhuar në PSP.

Edhe për Taleskin, thuhet se do të shqyrtohet paraburgimi i tij për shkak se diçka nuk është në rregull me gjykatësen Jani Niça, e cila nga Gjykata Themelore Shkupi 1, u transferua në Gjykatën e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat