Gjykata Penale sot vendos për ankesën e PSP-së për paraburgim të Sead Koçan

Maqedonia

Gjykata Penale sot vendos për ankesën e PSP-së për paraburgim të Sead Koçan

Më: 20 maj 2017 Në ora: 13:15
Sead Koça

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, sot do të vendos për ankesën e Prokurorisë Speciale kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake që të mos i shqiptohet masa e paraburgimit afaristit Sead Koçan.

Argumentet e PSP-së se është e pakuptueshme të mos paraburgiset Koçan do t’i prezantojnë prokurorët Artan Ajro dhe Gavrill Bubevski.

Gjatë ditës së enjte gjykatësi i procedurës paraprake solli vendim që Sead Koçan të mos paraburgoset, por të gjykohet në liri me garancë prej 900 mijë euro dhe obligim që një herë në javë të paraqitet në gjykatë.

Koçan është i dyshuar në rastin “Trust” të PSP-së, për falsifikim të dokumenteve, me çka ka fituar tender nga kopmania ELEM me vlerë prej 17 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat