Indeksi i fuqisë ushtarake, ja në cilin vend radhitet Maqedonia

Maqedonia

Indeksi i fuqisë ushtarake, ja në cilin vend radhitet Maqedonia

Më: 20 maj 2017 Në ora: 21:00
Ilustrim

Indeksi i fuqisë analizon 127 vende të botës duke i listuar në bazë të fuqisë ushtarake. Në indeksin e vitit 2017, Shqipëria renditet në vendin e 92-të në botë. Në analizë merren rreth 50 faktorë të ndryshëm, veç atyre të logjistikës apo numrave në ushtri. Ndër faktorët e tjerë të marrë në konsideratë janë edhe pozita gjeografike, vendburimet e naftës, fuqia financiare, etj. Lista është bërë në mënyrë të tillë që vendet e vogla të kenë mundësi të konkurrojnë me vendet e mëdha, pasi vë theksin te rëndësia e diversifikimit të arsenalit dhe jo te sasia.

Ndër vendet e NATO-s, Shqipëria është e pesta nga fundi dhe lë pas Lituaninë, Letoninë, Estoninë dhe Slloveninë. Sa i përket rajonit ndërkohë, Shqipëria lë pas në renditje Maqedoninë, e renditur e 116-ta dhe Bosnje Hercegovinën në vendin e 121-të.

Ndërkohë, Serbia renditet e 83-ta, dhe Kroacia e 67-ta. Kosova dhe Mali i zi nuk janë pjesë e listës:

– Kroaci: 67
– Serbi: 83
– Shqipëri: 92
– Maqedoni: 116
– Bosnje-Hercegovinë: 121

Greqia renditet në vendin e 28-të në botë dhe Turqia në vendin e 8-të. Tre vendet e para të listës janë; Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat