Progresioni mikroekonomik i Bardhyl Dautit të PDSH së a po e vendos këtë parti me Zaevin apo përgjithmonë me Gruevskin?!

Maqedonia

Progresioni mikroekonomik i Bardhyl Dautit të PDSH së a po e vendos këtë parti me Zaevin apo përgjithmonë me Gruevskin?!

Më: 20 maj 2017 Në ora: 23:37
Bardhyl Dauti

Në kohën kur po zhvillohen negociatat mes LSDM-së dhe partive shqiptare, në PDSH-në e Menduh Thacit mbretëron një heshtje totale.

As një deklaratë apo sinjal rreth gatishmërisë së kësaj partie për t’iu bashkangjitur garniturës së re qeveritare.

Deri më tani kemi vetëm një deklaratë të deputetit të PDSH-së, Bardhyl Dauti, I cili në një paraqitje publike deklaroi se, Partia Demokratike Shqiptare do të jetë opozitë konstruktive.

“PDSH-ja si opozitë që është do të jetë konstruktive dhe do të përkrah çdo nisnë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, reformat e mirëfillta si dhe debllokimin e proceseve integruese në NATO dhe BE”, është shprehur Spahiu.

Bardhyl Dauti është profesor i mikroekonomisë gjithashtu, deputet dhe nënkryetar i PDSH-së.

Ndërkohë, edhe lideri i partisë, Menduh Thaci disa herë ka deklaruar se Partia Demokratike Shqiptare është opozita e vërtetë shqiptare në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat