DioGuardit si ju mbushën sytë me lotë nga pamjet trishtuese të Selës

Maqedonia

DioGuardit si ju mbushën sytë me lotë nga pamjet trishtuese të Selës

Më: 21 maj 2017 Në ora: 13:52
Joe DioGuardi

Ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi ka qenë shumë i emocionuar nga pamjet trishtuese të rrahjes së deputetit Ziadin Sela, natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Një bashkëpunëtor i tij tha për INA  se DioGuardi e ka përjetuar keq gjendjen e Selës siç e ka parë në foto duke thënë se kjo përbën barbarizëm dhe terrorizëm. “Sytë iu mbushën me lotë, dhe kjo vërehej edhe gjatë dhënies së dëshmisë në Kongres, ku tha se do ta çoj deri në fund këtë akt barabar”, theksoi bashkëpunëtori i ish-kongresmenit amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat