Kryetari i Velesit kërkon që Xhaferi të sjell vendim për zgjedhjet lokale

Maqedonia

Kryetari i Velesit kërkon që Xhaferi të sjell vendim për zgjedhjet lokale

Më: 21 maj 2017 Në ora: 15:09
Sllavço Çadiev

Edhe pse OBRM-PDUKM-ja nuk e pranon Talat Xhaferin si kryetar Kuvendi, kryetarët e komunave nga kjo parti kërkojnë nga ai që sa më parë të nënshkruajë zgjedhjet lokale. Sipas njeriut të parë të Velesit, Sllavço Çadiev, Xhaferi do të ballafaqohet me përgjegjësi penale nëse nuk sjell vendim së shpejti për zgjedhjet lokale.

“Detyra e tij është të nënshkruaj zgjedhjet lokale. Në këtë rast kjo detyrë mund të “rritet” deri në përgjegjësi penale, nëse nuk nënshkruhen zgjedhjet. Unë flas për atë që ka dalur në Gazetën Zyrtare”, deklaroi Çadiev.

Sipas tij, ka paralajmërime për probleme serioze në pushtetin lokal dhe se qytetarët kanë filluar të reagojnë për pamundësinë që të kryejnë detyrat e tyre që lidhen me pushtetin lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat