Gruevski: Kam përgjegjësi që si lider partie të ndjek realizimin e projekteve të premtuara

Maqedonia

Gruevski: Kam përgjegjësi që si lider partie të ndjek realizimin e projekteve të premtuara

Më: 21 maj 2017 Në ora: 15:56
Nikolla Gruevski

“Si lider partie kam përgjegjësi që premtimet e dhëna ndaj qytetarëve realizohen dhe për këtë arsye do të ndjek realizimin e projekteve që i kemi premtuar”, deklaroi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, gjatë hetimeve në rekonstruimin e Shtëpisë së Oficerëve.

“Unë jam ai që jep premtime, unë jam ai që qëndron pas programeve që të realizohen. Unë jam ai që ai që shkon në tubime dhe takime me qytetarët dhe ju premton projekte me afate. Është e natyrshme që të jem në çdo projekt deri sa ai të përfundojë, për shkak se ju kam premtuar qytetarëve”, deklaroi Gruevski pasi u pyet se pse është në promovim ose ngjarje solemne.

Ai shtoi se edhe më tej do të vazhdojë të jetë prezent në ndjekjen e realizimit të projekteve të premtuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat