Video ekskluzive: Ja si deputetët e VMRO-së hapën dyert e Kuvendit në natën e tmerrit në Maqedoni

Maqedonia

Video ekskluzive: Ja si deputetët e VMRO-së hapën dyert e Kuvendit në natën e tmerrit në Maqedoni

Më: 22 maj 2017 Në ora: 19:58
Vasilevski shihet duke u përqafuar me protestuesit, ndërsa në mesin e tij është edhe Johan Tarçullovski.

Alsat M ka publikuar një video ekskluzive të zhvillimeve të 27 prill, kur në kuvendin e Maqedonisë hynë protestuesit maqedonas në Kuvend dhe në incizimet e kamerave të sigurisë, shihet se portat kryesore të Kuvendit janë hapur nga deputetë të VMRO-DPMNE-së.

Në video materiale vërehet qartë se derisa protestuesit e dhunshëm godasin portat e Kuvendit të cilat ishin të bllokuara nga trarët  mbajtës, është deputeti Kërrste Mukoski i cili vrapon dhe bashkë me një deputet tjetër të VMRO-DPMNE-së që dyshohet të jetë Sashe Vasilevski, heqin trarët dhe turma e dhunshme futet në Kuvend.

Vasilevski më pastaj shihet duke u përqafuar me protestuesit, ndërsa në mesin e tij është edhe Johan Tarçullovski.

Pamjet hedhin dyshimet se deputetët kanë hapur dyert pasi policia të ketë siguruar portat. Në aksionin e hapjes së dyerve dyshohet të kenë marrë pjesë edhe agjentë të Agjencisë së Inteligjencës, agjentë të DSK-së, shërbyes ushtarak, nëpunës të sigurimit në Kuvend dhe të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat