Qytetarët në Maqedoni presin rikthimin e tarifës së lirë të rrymës elektrike

Maqedonia

Qytetarët në Maqedoni presin rikthimin e tarifës së lirë të rrymës elektrike

Më: 22 maj 2017 Në ora: 22:54
Ilustrim

ELEM dhe MEPSO përmes Komisionit rregullator të energjetikës duhet ta kthejnë tarifën e lirë ditore, vlerëson LSDM-ja. Nga kjo parti thonë se argumentet me të cilat Komisioni rregullator i energjetikës kërkoi që të hiqet rryma e lirë, nuk e arsyetuan qëllimin. Sipas tyre, as nuk është liruar çmimi i energjisë elektrikë të importuar, e as ELEM e ka rritur prodhimtarinë e rrymës. Pikërisht këto ishin adutë kryesorë të Rregullatorëve që ta heqin rrymën e lirë.

”Kjo nuk tregoi efekte te mëdha te dy kompanitë vendore. Nëse i shihni bilancet, ata do të thonë se ka të ardhura shtesë, por rënia permanente e prodhimtarisë së energjisë elektrike nga viti në vit, gjegjësisht në këto pesë vite, shohim që kjo nuk ka ndikuar si stimul për ELEM që të prodhojë më shumë rrymë, e me këtë edhe ta ulin çmimin e energjisë elektrike” – tha për Alsat-M, Mitko Andreeski, LSDM.

Ndonëse kërkuam qëndrim, Komisioni rregullator vendosi të hesht rreth asaj nëse duhet ta rishqyrtojnë vendimin e para pesë viteve. Për qytetarët kthimi i tarifën së lirë ditore do të thotë më pak shpenzime për buxhetin familjarë.

“Do duhej, por vështirë. Nuk kanë pajtueshmëri, ndërsa për këtë duhet të pajtohen. Me 10 mijë denarë pension i mbajë katër persona. Ajo shumë do na ndihmonte”.

“Do ishte ndihmë shumë e madhe. Gjithmonë, edhe kur dikush ndodhet në shtëpi ose jo, gjithmonë ka nevojë për rrymë të lirë. Kështu që do duhej përsëri ta kthejnë tarifën e lirë ditore”.

“Duhet. Ajo rrymë është më se e nevojshme. tarifa e lirë na duhet, e jo makinat të punojnë natën, bojleri dhe çfarë nuk bëhet”.

“Duhet të kthehet rryma e lirë. Ka njerëz të papunë, kështu që duhet të kthehet rryma e lirë”.

Sipas Komisionit rregullator të energjetikës, qytetarët e Maqedonisë paguajnë rrymë më lirë sesa vendet e rajonit dhe Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat