VMRO-ja e shqetësuar dhe në ankth. Frikë nga Ziadin Sela

Maqedonia

VMRO-ja e shqetësuar dhe në ankth. Frikë nga Ziadin Sela

Më: 23 maj 2017 Në ora: 13:30
VMRO

VMRO-ja e Gruevskit është shqetësuar nga deklaratat e liderit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela të dhëna të hënën në një konferencë për media.

“Gjatë konferëncës së djeshme, partneri i koalicionit të Zoran Zaevit, Ziadin Sela deklaroi se nuk ka firmosur dhe nuk ka ndërmend të firmos ose të respektoj garanca të kërkuara nga presidenti Ivanov. Për Selën, heqja dorë nga Platforma e Tiranës është sikur të heq dorë nga fëmijët e tij”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti kërkojnë nga Zaevi që të zgjedh mes Ziadin Selës dhe garancave të cilat i ka dhënë para presidentit.

Ndryshe sipas këtij subjekti politik rrezikohet Maqedonia. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat