Presidenti rus Vladimir Putin ka takuar në Moskë kolegun e tij maqedonas Gjorgje Ivanov. Putin theksoi se shpreson për zgjidhje demokratike të situatës politike në Maqedoni, njofton “Bota sot”, lajmin e “AP”.
Takimi u zhvillua të mërkurën në Kremlin dhe dy presidentët u pajtuan se zgjidhja të jetë demokratike “konform Kushtetutës.”
Maqedonia po kalon në krizë të brendshme politike prej 2015, ku kulmoi me mësymjen e parlamentit nga militantët e afërt të OBRM-PDUKM në 27 prill. Javën e fundit presidenti Ivanov i dorëzoi mandatin liderit social demokrat Zoran Zaev.
Për shumë ekspertë kjo vizitë e Ivanovit në Rusi shpreh izolimin nga perëndimi të qeverisë aktuale të Maqedonisë./Bota sot