Nesër vazhdon seanca kundër Bogoevskit, i paditur nga Ahmeti dhe Xhaferi

Maqedonia

Nesër vazhdon seanca kundër Bogoevskit, i paditur nga Ahmeti dhe Xhaferi

Më: 24 maj 2017 Në ora: 18:57
Sllobodan Bogoevski

Në Gjykatën Themelore Shkupi 2 do të vazhdojë nesër procesi gjyqësor kundër Sllobodan Bogoevskit, ish-shef i kundërzbulimit. Ai është paditur nga Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, krerë të BDI-së, për dëshminë e tij në New York, në lidhje me Magyar Telekom.

Para gjyqit në SHBA, Bogoevski ka theksuar se 7.5 milionë euro u janë dhënë personave zyrtar të shtetit, Vllatdo Buçkovski, Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit.

Për këtë, Ahmeti dhe Xhaferi kërkojnë dëmshpërblim prej 3 milion denarësh dhe 2.5 milionë denarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat