Doganierë nga Maqedonia dhe Bullgaria përfituan miliona euro përmes manipulimit kompjuterik

Maqedonia

Doganierë nga Maqedonia dhe Bullgaria përfituan miliona euro përmes manipulimit kompjuterik

Më: 25 maj 2017 Në ora: 10:41
Ilustrim

Gazeta Dnevnik bën të ditur se sistemi kompjuterik doganor i Maqedonisë dhe Bullgarisë është sulmuar nga hakerë, me ç’rast doganierët kanë përfituar miliona euro nga transportet e rrejshme.

Të akuzuar janë doganierë të cilët përmes USB-së kanë futur virus në sistem, të krijuar nga një haker nga Sofja, duke i lënë mundësinë që të bëjë manipulime të ndryshme dhe kanë përfituar nga 20 deri 25 mijë euro të paguara me bitkoin.

Pjesë e këtij rrjeti janë edhe shtetas të Maqedonisë. Përveç këtyre dy vendeve, është duke u hetuar nëse ka persona tjerë të përfshirë në shtetet tjera të Ballkanit, por edhe në BE.

MPB-ja e Maqedonisë nuk ka dhënë detaje tjera për këtë rast, përveç njoftimit se është realizuar aksioni ”Porosia”, ku janë konfiskuar disa kompjuterë të Drejtorisë së Doganave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat