Dënim me kusht për kumanovarin i cili hoqi flamurin e Maqedonisë

Maqedonia

Dënim me kusht për kumanovarin i cili hoqi flamurin e Maqedonisë

Më: 25 maj 2017 Në ora: 15:37
Ilustrim

Luan Kadriu nga Likova e Sllupçanit, sot në gjyqin e Kumanovës është dënuar me dy vite dënim me kusht, për shkak të heqjes së flamurit të Maqedonisë nga qendra në Kumanovë, ndërsa në vend të saj ka vendosur flamurin e Republikës së Shqipërisë. Ky incident ka ndodhur në mars të këtij viti.

I akuzuari Kadriu para Këshillit gjyqësor e ka pranuar veprën, çka më pas menjëherë i është caktuar që katër vitet e ardhshme të mos veprojë ndonjë vepër penale. Ndihmësi i tij, 16-vjeçari L.S. nuk e ka pranuar veprën, kurse gjykimi i tij ende vazhdon. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat