Reka: Maqedonasit kanë suficit në nacionalizmin etnik, ndërsa deficit në patriotizmin shtetëror

Maqedonia

Reka: Maqedonasit kanë suficit në nacionalizmin etnik, ndërsa deficit në patriotizmin shtetëror

Më: 25 maj 2017 Në ora: 18:41
Ish-ambasadori i Maqedonisë në BE, Blerim Reka

Ish-ambasadori i Maqedonisë në BE, Blerim Reka, në emisionin “Faktor 24” deklaroi se kriza politike dyvjeçare ka qenë garë mes zgjedhjeve të shpejta dhe drejtësisë së ngadalshme. Sipas tij, Marrëveshja e Përzhinës dhe porositë e Pribes nuk janë zbatuar nga pushteti i deri tanishëm.

“Marrëveshja e Përzhinës dhe mesazhet e Pribes për fat të keq duhet të konstatoj se nga pushteti i deri tanishëm është vlerësuar si një menu, nga e cila kanë nxjerrë atë ku ju është përshtatur, por jo edhe atë që është dashur të zbatojnë dhe për këtë arsye ata janë koncentruar më shumë në zgjedhje të shpejta, që të formohet qeveria dhe të shtyhet funksionimi i PSP-së”, tha Reka.

Ish-ambasadori shtoi se tek maqedonasit problemi është se kanë suficit në nacionalizmin etnik, ndërsa deficit në patriotizmin shtetëror.

“Frikësohem se nga dashuria e madhe për kombin, ata mund ta humbin shtetin”, shtoi Reka.

Ai tha se më 27 prill Maqedonia ka pasur dy popuj, atë dhunues që ka goditur deputetët dhe popullin tjetër që nuk ka reaguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat