Lideri i PDSh-së, Ziadin Sela sonte në emisionin “10 minuta” ka goditur edhe ministrin e MPB-së, Agim Nuhiu për mos reagimin e policisë, dhe e cila lejoi përgjakjen e deputetëve.
“Unë nuk e dij se cilat kanë qenë rrethanat, por çdo herë mund të bëhet më shumë. Të paktën një ministër i Punëve të Brendshme nëqoftëse nuk ka arritur për gjithë këtë periudhë, që të ketë minumi 20 ose 50 policë, që do të ndalnin gjithë këtë turp që ndodhi mendoj se është dështim i rëndë”, tha Sela.