Gjykatësja për të cilën PSP kërkoi shkarkim, vendosi për pronën e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Gjykatësja për të cilën PSP kërkoi shkarkim, vendosi për pronën e OBRM-PDUKM-së

Më: 27 maj 2017 Në ora: 09:38
OBRM-PDUKM

Njëra nga gjykatëset e cila vendosi të mos ngrihet pasuria e OBRM-PDUKM-së është Elena Ilievska Josifoviq, për të cilën PSP në fund të marsit dorëzoi kërkesë për shkarkim nga Këshilli për vërtetimin e fakteve.

Përveç asaj, kundë ngrirjes së pasurisë ishte edhe ish-gjykatësi Vlladimir Pançevski. Ata së bashku ishin kundër kërkesës së PSP-së, që të ndalohet depozitimi i pasurisë së njërës nga partitë më të pasura në Evropë.

Sipas analizës së SCOOP, vlera e pasurisë së partisë së udhëhequr nga Nikolla Gruevski arrin mbi 60 milionë euro.

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat