Përfaqësues të BDI-së dhe Lëvizjes Besa të pranishëm në kongresin e LSDM-së

Maqedonia

Përfaqësues të BDI-së dhe Lëvizjes Besa të pranishëm në kongresin e LSDM-së

Më: 27 maj 2017 Në ora: 15:40
LSDM

LSDM-ja sot ka mbajtur kongresin e 22-të të partisë, në të cilin pritet të votohet Zaevi për kryetar, pasi është kandidati i vetëm. Gjatë këtij kongresi kanë qenë të ftuar figura politike të ndryshme nga vendi.

Të pranishëm kanë qenë tre nënkryetarët e BDI-së, Teuta Arifi, Izet Mexhiti dhe Nevzat Bejta dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i shoqëruar nga deputeti Vesel Memedi.

Gjatë fjalimit të tij, Zavi theksoi se është kthyer shpresa për qytetarët dhe se qeveria e re do të krijojë shoqëri të barabartë për të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat