Poposki: Shtetet anëtare të BE-së duhet të angazhohen për integrimin e Maqedonisë

Maqedonia

Poposki: Shtetet anëtare të BE-së duhet të angazhohen për integrimin e Maqedonisë

Më: 29 maj 2017 Në ora: 19:01
Ministri i MPJ-së, Nikolla Poposki ne Konferencën për Ballkanin Perëndimor

Ministri i MPJ-së, Nikolla Poposki, sot mori pjesë në Konferencën për Ballkanin Perëndimor, e cila u organizua nga MPJ e Mbretërisë së Suedisë dhe Zyra e KE-së në Stokholm, u mbaj në po këtë qytet.

Ministri Poposki ka nënvizuar nevojën e mobilizimit më të madh në bashkëpunim rajonal si proces i rëndësishëm i rrugës drejt BE-së, njofton AIM.

‘Me përforcimin e bashkëpunimit rajonal do t’i përmirësojmë edhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës në rajon, por njëherësh edhe më fuqishëm do t’i bindim ata të cilët vendosin për të ardhmen e BE-së, gjegjësish vendet anëtare, si për shembull Suedia, se me të vërtetë vlen të angazhohen më shumë në plotësimin e premtimeve se Maqedonia dhe vendet e rajonit duhet t’i bashkohen BE-së’, ka theksuar Poposki ndër të tjera. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat