OBRM-PDUKM: LSDM-ja do të trashëgojë buxhet prej 130 milionë euro

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja do të trashëgojë buxhet prej 130 milionë euro

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 10:15
OBRM-PDUKM

Përmes një kumtese dërguar mediave, OBRM-PDUKM-ja vlerëson se intrigat, manipulimet dhe shkatërrimi janë pasqyrimi themelor i LSDM-së dhe se kjo u tregua që nga themelimi i Maqedonisë e deri më tani.

Sipas tyre, kur LSDM-ja e dorëzoi qeverisjen në vitin 2006, xhirollogaria e buxhetit ishte e bllokuar, kurse tani e gjejnë buxhetin e plotë, me 130 milionë euro, dhe me një papunësi prej 23.1%, që dikur ishte 38%.

OBRM-ja gjithashtu deklaron se kur LSDM e la qeverisjen në vitin 2006, rroga mesatare ishte 11.700 denarë, kurse tani me marrjen e pushtetit, e gjen vendin, sipas tyre, me rrogë prej 22.700 denarë.

Në kumtesën e tyre, OBRM-ja përmend edhe rritjen e pensioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat