Ligjet për pezullim të testimit ekstern me procedurë të shkurtuar në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Ligjet për pezullim të testimit ekstern me procedurë të shkurtuar në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 18:02
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, sot me 66 vota pro dhe asnjë kundër e votoi Propozim vendimin për zgjedhje të kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në komisionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë seancë me procedurë të shkurtuar janë propozuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor, me të cilin zgjedhjet lokale parashikohet të mbahen në gjysmën e parë të tetorit të këtij viti, si dhe ndryshimet ligjore për pezullim të testimit ekstern në shkollat fillore dhe të mesme.

Propozimi ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor, me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga Oliver Spasovski, Ejup Alimi, Afrim Gashi, Vesel Memedi dhe Ilija Dimovski, siç elaborojnë propozuesit është me qëllim të tejkalimit të situatës në Republikën e Maqedonisë për shkak të mosmbajtjes së zgjedhjeve lokale në maj të vitit 2017 dhe propozimi që zgjedhjet për anëtarë të këshillave dhe për kryetarë komunash të mbahen në gjysmën e parë të tetorit.

Talat Xhaferi tha se, seanca do të vazhdojë kur do të krijohen kushte për shqyrtimin e saj dhe pasi që do t’i njoftojnë komisionet se i kanë shqyrtuar me procedurë dhe me procedurë të parashikuar me ligj.

Në seancën e sotme u janë verifikuar mandatet e deputetëve Nevenka Stamenkovska, Nikica Korubin, Miroslav Jovanoviq, Sllavica Shumanski Miteva, Sashko Atanasov, Liljana Popovska dhe Beti Rabaxhievska Naumovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat