Në Kuvend si deputet do të hyjnë Popovska dhe gjashtë deputet të tjerë të ri

Maqedonia

Në Kuvend si deputet do të hyjnë Popovska dhe gjashtë deputet të tjerë të ri

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 15:48
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Pas formimit të Qeverisë së re në ulëset e Kuvendit do të ulen edhe gjashtë deputetë të tjerë, sepse gjashtë deputetët e zgjedhur do të kalojnë në pushtetin ekzekutiv dhe funksioni i tyre në Kuvend automatikisht ndërpritet, njofton Portalb.mk.

Njëra nga deputetet e reja është kryetarja e RDM-së, Liljana Popovska, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë e 11-ta në listën e deputetëve në njësinë e parë zgjedhore, në të cilën koalicioni i LSDM-së fitoi 10 deputetë.

Por, me atë që i dyti dhe i treti në listë, Damjan Mançevski dhe Renata Deskoska, kanë hyrë në pushtetin ekzekutiv si ministra të Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit dhe Shkencës, në Kuvend do të hyjnë të tjerët me radhë në listë, ata janë Popovska dhe Nikica Korubin nga Partia Liberal demokrate (PLD).

Nga kjo parti akoma deputete është edhe Maja Moraçanin, e cila ishte në vendin e katërt në listën e deputetëve në njësinë e dytë zgjedhore, të kryesuar nga Oliver Spasovski.

Duke pasur parasysh atë se edhe Spasovski do të bëhet pjesë e pushtetit ekzekutiv si ministër i Punëve të Brendshme, në listën në “të dytën” deputet i ri do të jetë i nënti në listë – Mirosllav Jovanoviq.

Bartësi i listës së njësisë zgjedhore numër 3, Lupço Nikollovski, do të jetë ministër i ri i Bujqësisë, ndërsa deputet në vend të tij do të jetë Sllavica Shumanska- Miteva.

Duke pasur parasysh se kryeministri Zoran Zaev e kryesonte listën e deputetëve në njësinë e katërt zgjedhore, dhe këtu lirohet vendi për deputet të ri, ku i pari në listë për të hyrë është Sasho Atanasov.

Ministre e re e Mbrojtjes do të jetë Radmilla Sheqerinska, e cila në zgjedhje ishte bartëse e listës së pestë të njësisë zgjedhore, dhe deputet i ri në këtë njësi zgjedhore do të bëhet Beti Rabaxhievska– Naumovska.

Nga lista në njësinë e gjashtë zgjedhore, që ishte e kryesuar nga Petre Shilegov, askush nuk kalon në pushtetin ekzekutiv, dhe si rrjedhojë e kësaj, nuk hap vend për deputet të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat