BPRM: Stagnon aktiviteti ekonomik, në rrezik rritja prej 2.5 përqind

Maqedonia

BPRM: Stagnon aktiviteti ekonomik, në rrezik rritja prej 2.5 përqind

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 17:09
BPRM

Stagnimi i aktivitetit ekonomik është vërejtur në çerekun e parë të këtij viti, ndërsa realizimet më të ulëta krijojnë rreziqe për projeksionin e BPV-së prej 2,5 përqind për gjithë vitin 2017.

Kjo është konstatuar në seancën e sotme të Komitetit për politikë monetare operative pranë Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM), në të cilën është theksuar se në aspektin strukturor, sektori eksportues dhe konsumi personal edhe më tej kanë rritje, ndërsa shtesë në çerekun e parë impuls pozitiv ndaj ekonomisë kanë pasur edhe inestimet.

Megjithatë nga BPRM, thonë se në kushte të presioneve më të fuqishme importuese, aktiviteti i përgjithshëm ekonomik stagnoi, kundrejt pritjeve për rritjen e ekonomisë në këtë periudhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat