Ixhet Memeti kërkon ndryshime të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve

Maqedonia

Ixhet Memeti kërkon ndryshime të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 15:10
Avokati i Popullit, Ixhet Memeti

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, ka ngritur Nismë për përgatitjen e një propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e dispozitave të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve.

Sipas tij, ka pabarazi dhe pasiguri ligjore pasi që vetëm nënat mund ta realizojnë të drejtën për kompenzim për fëmijën e tretë.

Nga zyra e Avokatit të Popullit thonë se kërkesën për kompenzim e dorëzon vetëm nëna, pra babai nuk përfshihet dhe kjo paraqet një pabarazi. Ata thonë se dispozitat janë në kundërshtim edhe me parimet e drejtësisë, njerëzisë dhe solidaritetit si vlera themelore në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat