Taravari “çmonton” vendimet e ministrit të VMRO-së

Maqedonia

Taravari “çmonton” vendimet e ministrit të VMRO-së

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 19:19
Arben Taravari

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari e anuloi vendimin për rritjen e çmimeve të medikamenteve, sipas asaj duhej që nga nesër të rriten çmimet për pacientët.

Këtë vendim e firmosi ish ministri i Shëdetësisë Nikolla Todorov me 30 maj, një ditë para largimit nga detyra.

“Unë kam vendosur të marrë masa konkrete për anulimin e këtij vendimi të cilin Bordi Drejtues i Shëndetësisë ka vendosur më 26 maj të këtij viti, a vendimi ka dalë në gazetën zyrtare më 9 Qershor. Solla këtë vendim pasi kjo ndikonte në xhepin e pacienteve” – deklaroii Taravari në press-konferencën e sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat