MASH: Aktivizohen studimet gjinore, ndërsa shfuqizohen ato të disperzuara

Maqedonia

MASH: Aktivizohen studimet gjinore, ndërsa shfuqizohen ato të disperzuara

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 19:31
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informon se qeveria në seancën e djeshme solli vendim të aktivizohen studimet gjinore në Fakultetin Filozofik pranë Universiteti Kirili dhe Metodi, studime që 5 vite ishin pezull. Gjithashtu, do të kthehen edhe studimet për siguri dhe eurointegrime në Fakultetin për Siguri.

Nga MASH njoftojnë se, fakultetet pranë Universitetit “Kirili dhe Metodi” nuk do të kenë studime të disperzuara. Përveç kësaj, studimet e disperzuara në universitetet tjera do të reduktohen.

Nga MASH gjithashtu informojnë se, nga ky vit për herë të parë është vendosur edhe kuota për regjistrim për studentët, të drejtën prindërore ndaj të cilëve e ka vetëm njëri prind, të mund të paguajnë gjysmën e shumës së shkollimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat