Xhaferi-Murniece: Letonia mbetet mbështetëse e integrimit euroatlantik të Maqedonisë

Maqedonia

Xhaferi-Murniece: Letonia mbetet mbështetëse e integrimit euroatlantik të Maqedonisë

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 12:44
Xhaferi-Murniece

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot në Riga ku merr pjesë në Forumin e 8-të ndërkombëtar të sigurisë, u takua me kryetaren e Parlamentit të Republikës së Letonisë, Inara Murniece.

Gjatë takimit u shpreh mirënjohje për përkrahjen e fuqishme dhe konkrete që Republika e Letonisë ia jep Republikës së Maqedonisë në planin e integrimit evropian dhe euroatlantik. Si impuls tejet pozitiv në këtë kontekst u përmend Deklarata e përbashkët për hapjen e negociatave paraderuese të Bashkimit Evropian me Republikën e Maqedonisë, e miratuar nga ana e përfaqësuesve të komisioneve për çështje evropiane të parlamenteve të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë në vitin 2012. Me këtë deklaratë u promovua koncepti i zgjidhjes paralele të kontestit rreth çështjes së emrit dhe fillimit të negociatave aderuese, koncept i cili më tutje ishte përkrahur nga shumë vende-anëtare të Bashkimit Evropian, thuhet në kumtesën e Kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë.

Nga ana e kryetares letoneze Murniece janë drejtuar urime për zgjedhjen e Xhaferit si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe për për zgjedhjen e Qeverisë së re, si hap i parë kah stabilizimi i gjendjes politike në vend.

Kryetarja e Parlamentit letonez,theksoi Letonia edhe më tutje do të mbesë përkrahëse e fuqishme e integrimit evropian dhe euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, për arsye se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor varet prej integrimit të saj të tërësishëm evropian. Me këtë do të krijohen themele të forta për eliminimin e të gjitha ndikimeve ndërkombëtare negative në aspektin rajonal të sigurisë.

Bashkëbiseduesit ndanë bindje të ndërsjella dhe pritje se bashkëpunimi bilateral fortë i vendosur ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit të Republikës së Letonisë në nivel të grupeve parlamentare për bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen me një ritëm të njëjtë, me ç’rast deputetët e dy parlamenteve do të kenë mundësi që për së afërmi të këmbejnë mendime dhe përvoja nga puna parlamentare, politika ndërkombëtare dhe çështjet tjera aktuale.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Parlamenti i Republikës së Letonisë, së bashku me Parlamentin Hungarez para disa vitesh kishin Projekt të suksesshëm IPA, ekipi projektues i së cilit paraprihej prej një eksperteje nga Republika e Letonisë, me ç’rast nëpërmjet një sërë seminaresh, për së afërmi i njoftuan për procesin e aderimit në BE nëpunësit e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, njohuritë dhe përvojat praktike që i kanë përfituar gjatë rrugëtimit për anëtarësim në BE, sidomos sfidat gjatë zbatimit të reformave të duhura që kërkohen prej parlamenteve të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat