Zaev dhe Thaçi u takuan për reformat dhe sfidat e vendit

Maqedonia

Zaev dhe Thaçi u takuan për reformat dhe sfidat e vendit

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 17:24
Menduh Thaçi- Zoran Zaev

Pas takimit Menduh Thaçi- Zoran Zaev, Qeveria e Maqedonisë ka dalë me njoftim ku tregon për pikat e takimit që janë biseduar nga kryeministri dhe kryetari i PDSH-së.

”Kryeministri Zaev dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, janë marrë vesh se interesi i qytetarëve është që Maqedonia ka nevojë që të mbështetet nga të gjithë, përfshi edhe këtu PDSH-në si opozitë. Thaçi tha se PDSH do të jetë opozitë konstruktive dhe do të mbështes reforma dhe procese që ju ndihmojnë qytetarëve dhe jetës së tyre. Gjithashtu, Thaçi ka thënë se do të jetë e zëshme PDSH-jë për të kritikuar politikat e gabuara” thuhet në kumtesën e dërguar nga Qeveria e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat