Pesë komisione kuvendore mbajnë seancat e radhës në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Pesë komisione kuvendore mbajnë seancat e radhës në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 09:37
Ilustrim

Në Kuvendin e Maqedonisë seancë do të mbajnë pesë komisione të ndryshme kuvendore, i transportit, lidhjeve dhe ekologjisë, i financave dhe buxhetit, për punë dhe politika sociale, për sistem politik dhe marrëdhënie me bashkësitë, si edhe komisioni për politikë të jashtme.

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji do të shqyrtojë raportet për vitin 2016 të Agjencisë për posta, komunikim elektronik, shërbime mediale audio dhe audiovizuele, si edhe raporti për Radio Televizionin e Maqedonisë.

Komisioni për financa dhe buxhet do të shqyrtojë raportin vjetor të punës së Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, atë të revizionit, raportin për punën e Komisionit të letrave me vlerë, si edhe planin financiar të Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimeve për vitin 2017.

Komisioni për punë dhe politika sociale do të shqyrtojë Propozimin për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune në lexim të parë, të inicuar nga deputetet Nola Ismajloska dhe Magdalena Manaskova.

Komisioni për sistem politik do të diskutojë për disa institucione, kurse Komisioni për politikë të jashte do të diskutojë për platformën për aktivitetet diplomatike të ambasadorit Aleksandar Nikolloski në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat