Dhuna në Kuvend, Prokuroria nis procedurë para-hetimore

Maqedonia

Dhuna në Kuvend, Prokuroria nis procedurë para-hetimore

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 15:21
Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë

Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në Maqedoni ka nisur procedurën para-hetimore për ngjarjen e dhunshme në 27 prill në Kuvend. Gjatë ditës në pyetje janë marrë pjesëtar të policisë dhe pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit. Paraprakisht janë siguruar edhe dëshmitë materiale, shkresat dhe janë lexuar dëshmitë e deputetëve.

“Të gjithë personat do të ftohen pavarësisht statusit të tyre privat, shoqëror apo edhe zyrtarë. Kushti i vetëm është: nëse për persona të caktuar ka fakte se të njëjti mund të ndihmojnë në këtë fazë hetimi për të dhënë informacione dhe për të vërtetuar rrethanat në lidhje me ngjarjen e 27 prillit”, thanë nga Prokuroria për Krim të Organizuar”.

Burime të Alsat M bëjnë të ditur se Prokuroria për Krim të Organizuar akoma nuk ka ftuar deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët dyshohet se hapën dyert e Kuvendit për protestuesit e dhunshëm. Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski nuk u ftuan më herët as nga Prokuroria Publike. Organi i akuzës ka marr për bazë edhe raportin e Kontrollit të Brendshëm pranë MPB-së.

Mësohet që edhe ish drejtori i Byrosë së Sigurimit Publik Mitko ­ Çavkov do të ftohet në Prokurori në fillim të muajit korrik.

Në fund të muajit maj Prokuroria Publike njoftoi se në hetimet për ngjarjet e 27 prillit është konstatuar se ka elemente të krimit të organizuar. Për këtë ky organ kërkoi që në hetim të përfshihet Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat