Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 08:13
Ilustrim

Sot fillon vera në hemisferën veriore të planetit Tokë, ndërkaq fillon dimri në hemisferën jugore.

Dita e parë e verës në Maqedoni do të zgjatë 15 orë e 14 minuta. Vera do të zgjatë 93 ditë.

Sinoptikët parashohin mot me diell, me re të pakta, si edhe me erë të lehtë veriore. Pasdite mundet të ketë vrënësira në pjesët malore të vendit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 9°C e deri më 18°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 27°C e deri më 34°C. Në Shkup e rrethinë do të ketë mot të ngjashëm kurse temperatura do të lëvizë deri 15°C, gjatë mëngjesit, e deri më 33°C, gjatë ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat