Po plaket dhe po vdes popullsia në rajonin lindor të Maqedonisë

Maqedonia

Po plaket dhe po vdes popullsia në rajonin lindor të Maqedonisë

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 11:45
Raporti demografik

Treguesit demografik në publikimin e fundit të Entit Shtetëror për Statistika në nivel rajonal tregojnë dallime që pasqyrojnë shpërpjestimin në shpërndarjen territoriale të popullsisë, njofton Almakos.

Sipas raportit më të ri, rajoni i Shkupit ka popullsi më të dendur, kurse ai i Vardarit ka popullsi më të pakët. Dallimet shihen edhe në strukturën e plakjes së popullsisë.

Në rajonin e Shkupit ka më shumë të rinj (nga 0 e deri në moshën 14 vjeçare), kurse më pak ka në rajonin lindor të Maqedonisë.

Më shumë të moshuar (65 vjeç e më shumë) ka në rajonin e Pellagonisë, kurse më pak ka në rajonin e Pollogut. Dallimet shihen edhe në numrin e lindjeve dhe vdekjeve.

Në rajonin e Vardarit, atë lindor dhe të Pellagonisë, vdekjet tejkalojnë lindjet, si rezultat i plakjes së popullsisë dhe uljes së fertilitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat