Vazhdojnë spastrimet në MPB-në maqedonase, shkarkohet edhe shefi i "alfave"

Maqedonia

Vazhdojnë spastrimet në MPB-në maqedonase, shkarkohet edhe shefi i "alfave"

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 12:31
Ivica Antevski – Puki, automekaniku që me përkrahjen e Sasho Mijallkovit u ngjit në majat e MPB-së gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE.

Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë është ndërruar edhe shefi i njësitit special policor “Alfa”, Ivica Antevski – Puki, automekaniku që me përkrahjen e Sasho Mijallkovit u ngjit në majat e MPB-së gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE.

Me propozim të ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski ai është shkarkuar nga kjo detyrë dhe në vend të tij është emëruar Sllave Dimishkovski, i cili gjatë kohë ka kaluar në MPB, ndërsa është edhe pjesë e kësaj njësie që nga themelimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat