Egjiptasit e Maqedonisë festojnë ditën e tyre kombëtare

Maqedonia

Egjiptasit e Maqedonisë festojnë ditën e tyre kombëtare

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 14:12
Ilustrim

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Bashkësia e Egjiptasve të Ballkanit në Maqedoni (BEBM) deklarohet me rastin e 24 qershorit – Ditës së Egjiptasve të Ballkanit.

Sipas tyre, kjo bashkësi jep kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore në Maqedoni. BEBM-ja bën të ditur se në Ballkan jetojnë rreth një milionë egjiptas në Greqi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë, Turqi e Bullgari.

BEBM-ja vlerëson se kjo bashkësi është e margjinalizuar, e përjashtuar nga proceset e shumta shoqërore dhe se bien në pjesën e komuniteteve të rrezikuar që përballen me diskriminim dhe përjashtim shoqëror, që sipas tyre, ndikon negativisht në procesin përfshirës, në përparimin e tyre dhe në barazimin me bashkësitë tjera.

BEBM-ja bën të ditur se aktiviteti qendror do të mbahet më 23 qershor në Elbasan, ku do të mblidhen grupe të egjiptasve të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë.

Kurse në Maqedoni, festimet do të mbahen më 24 qershor në Ohër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat