Dimitrov: Shumë shpejtë do t’i vizitoj Kosovën dhe Shqipërinë

Maqedonia

Dimitrov: Shumë shpejtë do t’i vizitoj Kosovën dhe Shqipërinë

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 15:47
Nikolla Dimitrov

Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov do të merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Dimitrov, pas takimit me homologun norvegjez Brend, paralajmëroi vizita zyrtare edhe në vendet tjera fqinje Kosovë dhe Shqipëri, menjëherë pas formimit të Qeverive në dy vendet. Ai tha se raportet e mira ndërfqinjësore janë të rëndësishme për integrimin vendit në strukturat euroatlantike.

"Kuptohet se ne duam që Maqedonia të jetë e afërt dhe të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Ne sot bashkë me ministrin me aeroplanin norvegjez do të shkojmë bashkë në Beograd, ku e ka inaugurimin presidenti, Vuçiq. Nesër ka takim ku unë do ta përfaqësoj qeverinë, ndërsa takimi do të jetë i presidentit, Ivanov me Presidentin, Vuçiq. Kurse kemi cikle zgjedhore në Kosovë dhe Shqipëri, në Shqipëri janë më 25-tin. Megjithatë tashmë kemi komunikime dhe kuptohet se shumë shpejtë edhe ato vende do të vizitohen" –dekalroi Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat