Godet Ejupi Alimi: Ligji për gjuhën shqipe s’guxon të vonohet

Maqedonia

Godet Ejupi Alimi: Ligji për gjuhën shqipe s’guxon të vonohet

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 14:45
Ejup Alimi

Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe mbetet prioritet i Bashkimit Demokratik para zgjedhjeve lokale. Sipas asaj që deklaron për koha koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi, Ligji për gjuhën shqipe në Parlament do të duhet të vijë para pushimit të deputetëve, konkretisht para muajit gushtit. Halimi shton se BDI insiston që gjuha shqipe të bëhet zyrtare para zgjedhjeve lokale.

“Ligji për gjuhën shqipe, sipas marrëveshjes, do të duhet të vijë në Parlament para pushimeve të deputetëve, konkretisht para gushtit. Kjo do të thotë se Ligji do të miratohet para zgjedhjeve lokale të tetorit. Ne insistojmë që kjo të ndodhë dhe presim të ndodhë”, është shprehur Ejup Alimi nga BDI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat