Ky është shansi i fundit për BDI. Pritet të pësoj debakël në zgjedhjet lokale

Maqedonia

Ky është shansi i fundit për BDI. Pritet të pësoj debakël në zgjedhjet lokale

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 20:05
BDI

Gjuha shqipe si duket është shansi i fundit për BDI-në. Nga realizimi i kësaj të drejtë elementare për shqiptarët në Maqedoni varet edhe fati i kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat pritet të mbahen gjatë këtij.

INA mëson se zyrtarë të lartë të BDI-së janë duke i bërë presion kryeministrit Zoran Zaev që Ligji për avansimin e gjuhës shqipe të vendoset sa më shpejtë për miratim në Parlamentin e Maqedonisë.

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi, është shprehur se Ligji për gjuhën shqipe në Parlament do të duhet të vijë para pushimit të deputetëve, konkretisht para muajit gushtit.

Halimi ka shtuar se BDI insiston që gjuha shqipe të bëhet zyrtare para zgjedhjeve lokale.

Ndryshe, edhe Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, përmes një deklarate për mediat ka reaguar ndaj qeverisë Zaev për lënien pas dore, për “ditë më të mira”, ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.

SHVL UÇK përmes një reagimi ka paralajmëruar liderët politikë të shumicës qeverisëse që të kenë kujdes dhe sa më parë të realizojnë atë që kanë premtuar në fushatat e tyre parazgjedhore sa nuk është vonë, pasi sipas tyre, mund të pasojnë gjëra të nuk do t’i dëshironim.

Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muahmed Zeqiri thotë se programi qeveritar do të realizohet dhe me këtë do të ketë edhe avancim të gjuhës shqipe.

“Kur të vijë koha për këtë, do të kemi zgjidhje konkrete ligjore, që do të dorëzohet për debat publik, që në fund të debatohet në Kuvend”, ka deklaruar Zeqiri.

Ndërkohë, ndarja e posteve pa realizimin e të drejtave të shqiptarëve do të gëzoj vetëm disa funksionarë të cilët do ti marrin pagat e tyre të majme dhe duket sikur një zëvendësim i thjeshtë i Nikollës me Zoranin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat