Shikoni gjendjen e rrugëve në Maqedoni

Maqedonia

Shikoni gjendjen e rrugëve në Maqedoni

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 10:01
Ilustrim

Ka filluar të rritet intensiteti nëpër të gjithë rrugët e vendit ku për shkak të fundjavës së vazhduar ka rritje të qarkullimit të qytetarëve drejt vendeve turistike nëpër shtet dhe jashtë shtetit.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë ka disa këshilla për vozitësit të cilëve ju thotë të kenë kujdes me vozitjen në kushte të pa përshtatshme për të vozitur.

Duhet që vozitësit të kenë kujdes me dehidrimin gjatë vozitjes për shkak të temperaturave të larta.

Gjithashtu duhet të bëjnë pushime në vende me hije gjatë vozitjes.

LAMM sugjeron që të iken vendbanimet dhe kalimet e kufinjve ku ka pritje të gjata.

Nëpër pikat kufitare nuk ka pritje më të gjata se 30 minuta për dalje dhe hyrje në dhe nga Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat