OBRM-PDUKM: Ka shkelje ligjore në emërimin e drejtorëve nëpër institucione

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Ka shkelje ligjore në emërimin e drejtorëve nëpër institucione

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 15:34
OBRM-PDUKM

Alsat-M bën të ditur se OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj emërimit të drejtorëve të rinj nëpër institucione të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti thonë se LSDM-ja vazhdon të sillet si opozitë, me papërgjegjësi dhe joprofesionalizëm. Nga OBRM-ja akuzojnë se drejtorët e rinj të emëruar nuk kanë respektuar ligjin për emërime dhe shkarkime.

”Drejtorët e rinj të Drejtorisë për të Ardhura Publike, të Byrosë për Siguri Publike, të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari dhe Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim janë emëruar pa respektuar detyrimet ligjore për njohje të gjuhës angleze. Këta janë kuadër të cilët edhe pse kishin obligime ligjore, nuk kanë parashtruar dëshmi se e njohin gjuhën angleze, ndërsa LSDM-ja i promovon si kuadër kompetent”, tha Emilija Aleksandrova, OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat