Aksident fatal në rrugën Prilep-Krushevë

Maqedonia

Aksident fatal në rrugën Prilep-Krushevë

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 08:13
Ilustrim

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në rrugën Prilep-Krushevë, me pasojë një të vdekur dhe tre të lënduar rëndë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në afërsi të fshatit Konjari i madh. SPB e Manastirit bën të ditur se në aksident ka vdekur një 24 vjeçar nga fshati Sllavej.

Janë kryer kontrollet dhe ekspertizat për të vërtetuar shkaqet e aksidentit. Aksidenti shkaktoi bllokim disaorësh të rrugës Prilep-Krushevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat