Për të senzibilizuar problemin me këto dokumente të Maqedonisë është inicuar një peticion nga Shkupi, ku po mbledhin nënshkrime për të kërkuar nga Berlini pranimin e patentës së shoferit të Maqedonisë.
Urim Ajdari nga Shkupi i cili jeton në Baden Wurtenberg të Gjermanisë, po ankohet për shkak të mos pranimit të lejes së vozitjes nga ana e autoriteteve gjermane. Ai në vitin 2015 ka migruar në Gjermani dhe se vetëm gjashtë muaj ka shfrytëzuar të drejtën e patentë shoferit të cilën e ka marr në Shkup.
Në mungesë të shfrytëzimit të patentë shoferit ai është i detyruar që të udhëtojë me Tramvaj. Sipas tij, autoritetet gjermane kërkojnë që përsëri t’i nënshtrohet testit të vozitjes. Por Hajdari thotë se marrja e lejes së vozitjes në Gjermani duke nisur testet nga e para, është shpenzim i madh financiar por edhe ngarkesë kohore dhe njëkohësisht pengesë për realizimin e obligimeve profesianale dhe private, raporton Televizioni 21.
Për të senzibiluzuar problemin më këto dokumente është inicuar një peticion nga Shkupi, ku po mbledhin nënshkrime për të kërkuar nga Berlini pranimin e patentës së shoferit të Maqedonisë.
Ata u bëjnë thirrje të gjithë shtetasve të Maqedonisë që të japin sa më shumë nënshkrime që ta plotësojnë numrin e caktuar që do t’i shpije drejt një hapi të suksesshëm.
Ndërkohë, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se procedura për nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët me qëllim të njohjes së patentave të shoferëve mes Maqedonisë dhe Gjermanisë ende është në zhvillim e sipër.
Nëse nuk zgjidhet kjo punë, shtetasit e Maqedonisë që jetojnë në Gjermani për të marr patentë shoferin nga e para, duhet të paguajnë më së paku 2000 euro.
Ky rregull nuk vlen vetëm për Maqedoninë, por edhe për shtetet tjera të cilat nuk kanë nënshkruar marrëveshje reciproke për pranimin e lejeve të vozitjes me Gjermaninë.
Numri i shtetasve të Maqedonisë të cilët jetojnë dhe punojnë në Gjermani viteve të fundit është rritur dukshëm. Flitet për një shifër që ka arritur rreth 100 mijë njerëzve.