Pritet emërimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Maqedonisë

Maqedonia

Pritet emërimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Maqedonisë

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 12:54
Kuvendi i Maqedonisë

Cvetanka Ivanova, juriste dhe ish-deputete e Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, është propozuar të zë vendin e Sekraterit të Përgjithshëm të Kuvendit të Maqedonisë.

Emërimi i saj është përfshirë në rendin e ditës të Komisionit kuvendor për çështje zgjedhore dhe emërime, kurse në rend dite janë edhe emërimi i zëvendësuesve të sekretait të përgjithshëm, si edhe të anëtarëve të Komisionit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, si edhe vendime tjera.

Përndryshe, në Kuvend u mbajt takimi i rregullt i bashkërenduesve të grupeve kuvendore me kryekuvendarin Talat Xhaferi, por munguan përfaqësuesit e dhjetë grupeve kuvendore të OBRM-PDUKM-së.

Ndonëse Xhaferi ka pranuar krijimin e dhjetë grupeve kuvendore të kësaj partie, sërish bojkotimi i tij vazhdon edhe më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat