PSP-ja do të kërkojë seancë publike për rastin e Goran Grujoskit

Maqedonia

PSP-ja do të kërkojë seancë publike për rastin e Goran Grujoskit

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 15:00
Prokuroria Speciale Publike (PSP)

Prokuroria Speciale Publike (PSP) vazhdon të ”luftojë” në forma të ndryshme me pengesa të shumta në lidhje me lëndët e saja hetimore dhe aktakuzat e ngritura.

Prandaj, sipas Makfax, PSP-ja do të kërkojë seancë publike për t’u shqyrtuar ankesa e tyre ndaj vendimit për masën e kujdesit ndaj Goran Grujoskit, ish-shef i drejtorisë së pestë të DSK-së.

Paraprakisht, PSP-ja ka kërkuar që Goran Grujoskit t’i shqiptohet paraburgimi, por edhe në rastin e tij, ngjashëm si në rastet tjera, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Përndryshe, Grujoski është i akuzuar në lëndët e PSP-së ”Fortesa dhe Shënjestra” së bashku me Sasho Mijallkovin, Toni Jakimovskin, dhe personat N.B dhe N.N. Për të gjithë këta persona, gjykata refuzoi kërkesën e paraburgimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat