Lidhja Demokratike: Partia e Gruevskit do të bëjë pengesa në reformat gjyqësore

Maqedonia

Lidhja Demokratike: Partia e Gruevskit do të bëjë pengesa në reformat gjyqësore

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 13:08
Lidhja Demokratike e Maqedonisë (LDM)

Lidhja Demokratike e Maqedonisë (LDM) vlerëson se ndryshimet sistemore duhet patjetër të bëhen me analiza të thella, përvoja të krahasuara dhe përfshirjen e kapaciteteve profesionale dhe intelektuale, përfshi ekspertët e jashtëm.

Sipas tyre, Qeveria duhet të veprojë por jo shpejt e shpejt, pasi që ndryshimet duhet të kalojnë në filtrat e opinionit të gjërë demokratik dhe të ekspertëve.

Kjo parti konsideron se reformat në financa, janë një fillim i mbarë, por rezistenca më e madhe do të ndodhë kur të vijnë në radhë reformat në sistemin gjyqësor që sipas kësaj partie, është në kontrollë të përgjithshme të qeverisjes së kaluar.

LDM-ja deklaron se OBRM-PDUKM-ja e bllokon procesin e ndërrimit të kryeprokurorit, por më të forta do t’i ketë pengesat për ndryshime në sistemin gjyqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat