PTHP: Masa kujdesi për gjinekologun që udhëhiqte shtatzëni të rreme

Maqedonia

PTHP: Masa kujdesi për gjinekologun që udhëhiqte shtatzëni të rreme

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 19:54
Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike ka hapur procedurë hetuese kundër mjekut të akuzuar – gjinekolog, i cili nga shtatori i vitit 2015 deri në prill të vitit 2016 ka prezantuar gjendje të shtatzënisë të simuluar të rreme të një pacienteje mbi të cilën paraprakisht ka zbatuar fekondim artificial.

I dyshuari, siç theksohet në kumtesën e PTHP, edhe pse e ka ditur se e dëmtuara nuk është shtatzënë, mbi të ka kryer kontrolle të rregullta gjinekologjike me eko aparat, ka prezantuar eko incizime, në të cilat shihet fryti, ka prezantuar aksion zemre të rremë të frytit, ka matur peshë dhe gjatësi të frytit, ku dhe ka caktuar termin për lindje.

Pak para ditës së lindjes për kur është kontraktuar gjoja lindjes së pacientes fillimisht i dyshuari i burrit të të dëmtuarës, ndërsa edhe të dëmtuarës ia ka zbuluar të vërtetën për shtatzëni të rreme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat