Qeveria e Maqedonisë do të anulojë tenderin për gazifikim

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë do të anulojë tenderin për gazifikim

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 11:55
Ilustrim

Qeveria do të anulojë tenderin për gazifikimin e Maqedonisë. Nga atje thonë se ka arritur vetëm një ofertë dhe sipas ligjit, procedura do të anulohet.

Në mënyrë që të vazhdojë procesi i gazifikimit të dorëheqjes së Kryetarit të mëparshëm të procedurave të tenderimit, si një zgjidhje e përkohshme për postin u emërua Ljupço Petkuqeski, i cili është këshilltar i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev.

“Emërimi është një zgjidhje e përkohshme për detyrë, vetëm për të finalizuar procedurën e tenderit. Qeveria e RM-së, në seancën e djeshme shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi procedurën e tenderit për dhënien e partneritetit publik privat për financim, mirëmbajtje dhe zhvillimin e sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në rajonet 1, 2, 3”, kumtuan nga qeveria.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev nga Trieste porositi se qeveria me përkushtim do të punojë në gazifikimin e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat