Reagon drejtori Stefanovski ndaj deklaratës së Taravarit

Maqedonia

Reagon drejtori Stefanovski ndaj deklaratës së Taravarit

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 15:08
Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Stefanovski

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Stefanovski sot deklaroi se Fondi funksion pa pengesa dhe ai si drejtor i kryen obligimet e veta në pajtim me ligjin në baza ditore. Deklarata e Stefanovskit është reagim i deklaratës së ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari i cili thotë se drejtori i FSSHM nuk shkon në punë, e injoron Ministrinë e Shëndetësisë dhe deri në fund të javës do të shkarkohet.

“Zotëri Taravari mos defokusoni dhe ndërmerrni përgjegjësi për pozitën për të cilën ju kanë dhënë mandat dhe zgjidhni probleme të të siguruarve dhe punonjësve shëndetësor. Filloni t’i realizoni projektet të cilat aq zhurmshëm i paralajmëroni. Është mirë që pas një muaji e dy javëve nga emërimi juaj u kujtuat se ekziston Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë dhe ne ende e presim ftesën tuaj të aprë zyrtare për të realizuar takim pune me ju”, thotë Stefanovski. Ai shton se ministri ka kompetenca ndaj punës së Fondit, të gjitha vendimet e rëndësishme të Fondit sillen në Këshill drejtues, ndërkaq më pas ministri jep pëlqimin.

Fondi për Sigurim, sipas Stefanovskit, gjatë viteve të kaluara u shndërrua në institucion i cili është i hapur për qytetarët, i cili zgjidhë probleme dhe implementon projekte për përmirësimin e sistemit shëndetësor. Ai e pyet minsitrin Taravari se kush do ta bartë përgjegjësinë, sepse janë shkarkuar të gjithë anëtarët e Këshillit drejtues të FSSHM-së, i cili është organ kompetent për vendosje në shkallë të dytë rreth ankesave për mjekim jashtë vendit, me çka, siç thekson, u paralizua institucioni në sjelljen e vendimeve dhe drejtpërdrejt rrezikohet shëndeti i të siguruarve, njofton AIM.

“Deri në fund të javës do të shkarkohet drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sasho Stefanovski, sepse nuk shkon në punë dhe e injoron Ministrinë e Shëndetësisë”, deklaroi paraprakisht minisitri Arben Taravari. Ai thotë se ende nuk kanë vendosur se kush do ta zëvendësojë Stefanovskin, por shton se janë në kërkim të një kuadri kompetent, profesional dhe të vetëdijshëm. Ai i konfirmoi informatat se mendojnë që në FSSHM, në vend të dy drejtorëve, siç është tani, të ketë vetëm një drejtor, si dhe ajo se po mendohet që FSSHM t’i bashkangjitet Ministrisë së Shëndetësisë, e jo të jetë institucion i ndarë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat