Kuvendi i Maqedonisë e ”harron” Zvrlevskin, sot seancë për buxhetin e vendit

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë e ”harron” Zvrlevskin, sot seancë për buxhetin e vendit

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 09:51
Kuvendi i Maqedonisë

Edhe pse për tre ditë me radhë ka pasur diskutim për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvrlevski, Kuvendi i Maqedonisë sot ka ndryshuar planin e punës.

Në rend të ditës për sot është seanca e tetë ku si pikë e parë është propozim ligji për rebalancin e buxhetit të Maqedonisë për këtë vit.

Gjithashtu, përveç buxhetit janë në rend dite edhe pika tjera që lidhen me ligje që janë miratuar pa debat dhe pa rishikim nga qeveria e kaluar.

Ligji për mjekët i propozuar nga OBRM-PDUKM-ja opozitare, ligji për pagesën e rrogave në administratë, ligji për përmbarim, ligji për media, janë disa nga ligjet që renditën në rendin e ditës në seancën e tetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat