Xhaferi ka një kërkesë interesante për deputetët e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Xhaferi ka një kërkesë interesante për deputetët e OBRM-PDUKM-së

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 14:43
Talat Xhaferi

Seanca e sotme e Kuvendit të Maqedonisë vazhdoi me një kërkesë mjaft interesante të kryekuvendarit, Talat Xhaferi, drejtuar deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

Në monitorin e kompjuterit, Xhaferi kishte ngjitur një letër me përmbajtje fotografike dhe me shkrim, ku thuhet ”U lutem heshtni”.

Ky reagim i Xhaferit vjen pasi që në debatin për rendin e ditës të seancës së 8 të Kuvendit, deputetët reaguan ashpër nga vendet e tyre, duke krijuar zhurmë, kurse Xhaferi nuk arriti që ta qetësojë situatën përmes ziles së tij.

Reagimi i deputetëve erdhi pasi që u hoq nga rendi i ditës, pika e raportit të buxhetit, sepse ministri Dragan Tevdovski nuk ishte i pranishëm, por arriti me vonesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat