Ndërmerren aktivitete për të parandaluar zjarret në pyje në Maqedoni

Maqedonia

Ndërmerren aktivitete për të parandaluar zjarret në pyje në Maqedoni

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 14:45
Ilustrim

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH), në pajtim me Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim dhe Ligjin për pyjet, ka ndërmarrë masa dhe aktivitete për veprim parandalues në lidhje me mbrojtjen nga mundësia e zjarreve pyjore dhe zjarreve tjera në hapësirë, gjatë periudhës së verës.

Si masa të patjetërsueshme për uljen e rreziqeve të tjarreve pyjore dhe zjarreve tjera në hapësirë, DMSH-ja bën thirrje që të mos ndizet zjërr në vende të pasigurta dhe në hapësirë.

Gjithashtu, qytetarëve u kërkohet që të mos ndezin hedhurina ose materiale tjera djegëse, të paraqesin te zjarrfikësi ndonjë zjarr që do ta hetojnë në numrin 193, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat